×
  • Show Time
  • Show Time

    Georgina e befason Ronaldon, ia blen një veturë Rolls Royse për Krishtlindje

    Reporteri
    27 Dhjetor 2022 | 11:56

    Festa e Krishtlindjeve këtë radhë për Cristiano Ronaldon ishte më ndryshe.

    Në fakt, ylli portugez e mori një dhuratë speciale nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.

    Në një video që është bërë tashmë virale, të cilën e ka postuar bukuroshja latine në Instagram, 37 vjeçari shihet i befasuar derisa Georgina ia prezanton dhuratën që ia bëri, një veturë luksoze të tipit Rolls Royce.

    Ronaldo tashmë e ka një koleksion impresionuese të veturave, përfshirë këtu edhe Bentley e Ferrari, ndërsa e ka edhe edicionin e tij të limituar Bugatti Centodieci.

    Derisa koleksioni i veturave iu pasurua, Ronaldo po pret të bëhet edhe me klub të ri.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al Nassr.

    Ronaldo e kishte një vit të vështirë në fushën e blertë, ndërsa u nda me Manchester Unitedin në muajin e kaluar pasi i prishi punët me klubin anglez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!