Nata e Krishtlindjeve nuk ka qenë një natë feste në familjen e reperit të njohur, Unikkatil. Ishte vëllai i artistit i cili lajmëroi përmes një njoftimi në rrjetet sociale se nëna e tyre kishte ndërruar jetë në natën e Krishtlindjeve.
Së fundmi, edhe Unikkatil ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të trishtë në Instagramin e tij: “Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish”, ka shkruar reperi.
Ndërsa vëllai i Unikkatil, shkroi: “Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thojnë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!
Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.