Për paraqitjet e saja televizive në ekran, kohëve të fundit, gazetarja dhe moderatorja Arbana Osmani nuk është kursyer aspak me veshjet.
Për të dytin edicion me radhë, Arbana është vendosur në krye të Big Brother VIP Albania si moderatore e emisionit.
Në natën e parë të spektaklit të BB VIP Albania 2, Arbana u paraqit me një fustan me ngjyrë të kuqe, që duket se i ka kushtuar shumë xhepit të saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ky fustan, i markës “Magda Butrym”, të cilën Arbana e veshi natën e parë të spektaklit, kap shifrën e hiq më pak se 3,725 dollarë, që përkthehet në 3,500 euro.
Ndryshe, ajo tërhoqi vëmendjen edhe me veshjet që pati në katër netët e Festivalit të Këngës në RTSH.
Veshja që spikati më së shumti ishte ajo e natës së parë të festivalit, ku Arbana kishte përzgjedhur një ‘look’ të kompletuar të markës Valentino, që kushtoi plot 4,110 euro. /Reporteri.net/.
Dalin shifrat marramendëse që i shpenzoi Arbana Osmani për veshjen e saj në Festivalin e RTSH-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.