Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç, një kundërshtare e kahershme e regjimit të Aleksandar Vuçiç në Beograd, në lidhje me ngjarjet e fundit të barrikadave në Veri, i është drejtuar atij me tri pyetje, raporton gazeta online Reporteri.net.
“1. Pse ‘Lista Serbe u bë naive për katër baza’ në veri? 2. A nuk ishin të vetëdijshëm rreth ‘përballjes së mundshme katastrofale me NATO-n’ përpara se të nxisnim njerëzit në barrikada dhe të ngrinim gatishmërinë luftarake? 3. Cili ishte në fakt qëllimi i barrikadave dhe interesi (privat) i kujt ishte?”, ka pyetur Trajkoviç në Twitter.
Pitanja za @avucic:
Lexo edhe:1. Zašto se Srpska lista “pravila naivna za četiri baze” na severu?
2. Zar za potencijalnu “katastrofu sa NATO” nismo znali pre nego što smo nahuškali narod na barikade i digli borbenu gotovost?
3. Šta je zapravo bio cilj barikada i čiji (privatni) interes? pic.twitter.com/XTu9USmVA9— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 30, 2022
Rada Trajkoviç ka qenë shënjestër e një fushate agresive demonizuese nga Beogradi, veçanërisht pas emërimit të Nenad Rashiç si ministër i ri për komunitete dhe kthim në Qeverinë e Kosovës, post ky që mbahej nga Goran Rakiç i Listës Serbe para se të jepte dorëheqje.
Aleksandar Vuçiç, në një shpërthim të paprecedentë nervash në “Tv Pink”, Rashiçin dhe Trajkoviçin i ka quajtur “llum të fundit të koshit”.
Lista Serbe madje ka paralajmëruar se do ta dërgojë në kushtetuese emërmin e Rashiçit ministër, pasi që, siç pretendojnë ata, ministër nga radhët e serbëve mund të zgjidhet vetëm dikush që ka pëlqimin e përfaqësuesve politikë legjitim të serbëve të Kosovës.
Trajkoviç dhe Rashiç njihen për serbë që pranojnë realitetin politik të shtetit të Kosovës dhe përnga natyra bashkëpunues me shtetin kosovar./Reporteri.net/