×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi akuzon Adi Krastën: Paratë e fitores së “Etheve” nuk i mora kurrë, me ato blenë xhipa për vete

    Reporteri
    18 Janar 2023 | 10:23

    Si rrallë herë ose me saktë për të parën herë, Luiz Ejlli është ulur dhe ka folur për jetën e tij.

    Pa debat, pa ironi, vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara. Gjatë rrëfimit nuk kishte si të mos e cekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastës ku edhe u shpall fitues i një edicioni.

    Mes emocioneve se si u shpall fitues,Luizi pyetet në mori ndonjë çmim dhe ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.

    Çfarë mori?

    “Blenë makina e fuoristrada (xhip) Adi me shokë”, thotë ndër të tjera këngëtari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!