Një nga ndarjet më të zhurmshme të kohëve të fundit në botën e showbiz-it, është ndarja e ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle Gerard Pique nga këngëtarja e njohur Shakira.
Pas gati 12 vitesh bashkë, çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre për shkak të tradhëtisë së futbollistit të njohur.
Mediat e huaja zbuluan saktësisht se si Shakira zbuloi se Pique e tradhtoi. Një numër burimesh raportojnë se fajtori ishte një kavanoz me reçel luleshtrydhe. Teksa mësohet se Shakira e donte dhe e konsumonte, ndërsa Pique e urren.
Pas kthimit në shtëpi nga turneu i saj, mediat huaja raportojnë se këngëtarja zbuloi se kavanozi i reçelit të saj të preferuar ishte bosh, megjithëse Pique nuk e kishte prekur kurrë. Kështu Shakira mendoi se në mungesë të saj kishte dikë tjetër në shtëpinë e tyre.
Kujtojmë se Pique dhe Shakira ishin bashkë që nga viti 2010. Çifti u njohën në xhirimet e videoklipit të këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut. Në vitin 2013, të dy ata u bënë prindër të një djali, Milan, dhe në vitin 2015 një djalë tjetër, Sasha.
Tashmë Pique ka zyrtarizuar lidhjen e tij të re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.