Banori i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një nga personazhet më të spikatura dhe më të pëlqyer nga publiku. Që prej fillimit të këtij “reality show”, këngëtari me humorin e tij shkodran, ka shprehur pëlqimin për moderatoren Kiara Tito.
Në Prime-n e djeshëm ai kishte përgatitur edhe një surprizë për Kiarën e cila kishte ditëlindjen, ku këndoi para të gjithëve dhe duke dhuruar momente të bukura e plot emocione për moderatoren, por edhe për publikun.
Por sot këngëtari ka bërë dhe “planet për matesë”. Luizi ka thënë se kur të martohen do kenë lavatriçe të ndara, pasi Kiarës i pëlqen t’i lajë rrobat veçmas. Pas kësaj ai i ka dhuruar një përqafim moderatores duke i thënë: “Shpirt të kam.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.