×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi i flet Kiarës për martesë, ajo i përgjigjet: Unë nuk jam e sigurt

    Reporteri
    21 Janar 2023 | 22:12

    Pak para spektaklit, Kiara dhe Luizi pasi janë bërë gati, po kalojnë disa momente së bashku në dhomën e gjumit.

    Ndërsa Luizi nuk ia ndan sytë, ai u shpreh se kurrë nuk e kishte menduar se do të gjente në shtëpinë e BBV një vajzë që do ta donte.

    Luizi: Kisha vite që nuk gjeja personin e duhur, se kisha mendu se do të të gjeja këtu. Aty ku se pret, ndodh.

    Kiara: Unë nuk jam e sigurt…

    Luizi: Edhe kur të të propozoj nuk do të them a do bëhesh gruaja ime, por do të them a do më bësh njeriun më të lumtur në botë?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!