Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbërriti një zarf i bardhë. Banorët u vendosën përpara një zgjedhjeje.
Vëllai i Madh ju la në dorë për të nxjerrë nga dhoma e izolimit Efin me Luizin në këmbim të 10 mijë eurove, pra ata do të humbin 10 mijë euro nga çmimi i madh nëse i nxjerrin.
Olta, Tea, Dea, Amos dhe Xhonatani votuan me “Jo”, ndërsa pjesa tjetër thanë “Po, le të dalin”. Kiara ishte një ndër banoret e cila tha menjëherë “Po”.
Shumica e banorëve votoi për “Po” duke nxehur Oltën. “Nga njëra anë nuk e doni Luizin dhe e nominoni, nga ana tjetër humbni 10 mijë euro që ta nxirrni nga aty”, u shpreh aktorja e revoltuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.