Olta Gixhari ka folur sot për familjen e saj në “Big Brother VIP” dhe se sa e rëndësishme është për të. Shumë pak dihet për bashkëshortin e Gixharit, por për aktoren ai ka një ndikim të madh tek ajo, aq sa thotë se është e varur ‘psikologjikisht’ nga ai.
Çdo vendim që merr, aktorja thotë se ka nevojë për fjalën e tij.
“Ndonjëherë nuk i gjej fjalët për ta shpjeguar pse vendosa të vijë këtu. Sepse unë praktikisht e kisha harruar Oltën komplet, e kisha lënë çdo gjë. Për mua familja është gjithçka. Ata të dy i dua shumë. Nuk jetoj dot pa ata. Për mua është sfidë më vete, se jam shumë e varur psikologjikisht nga burri im. Unë kam nevojë për fjalën e atij për çdo hap që hedh. Unë që dukem femër e fortë, kam varësi psikologjike nga ai njeri, të frikshme. Unë çdo veprim që bëj këtu më del para syve ai,”- është shprehu aktorja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.