×
  • Show Time
  • Show Time

    Familja e Luizit reagojnë ndaj Top Channel: “Po i prishni imazhin”

    Reporteri
    23 Janar 2023 | 23:13

    Televizoni “Top Channel” ditën e djeshme Luiz Ejllin, këngëtarin që është pjesë e “Big Brother” duke risjellë “sëmundjen”, “Top Channel” mori deklaratat e dy noterëve Artan Treska dhe Fatmir Laçej dhe deklaroi se Luizi i është hequr licensa e noterit.

    Sipas deklaratave të noterëve në emisionin “Fan Club”, këngëtari kishte përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra, pas një kërkese zyrtare për shkak të problemeve shëndetësore. Lidhur me këtë ka ardhur edhe një reagim nga familjarët e Luizit, të cilët duket se janë prekur nga akuzat se këngëtari e ka përdorur sëmundjen për të fituar para.

    Me anë të një story në Instagramin e Luiz Ejllit, familjarët deklarojnë se ky lajm po bëhet për të prishur imazhin e këngëtarit, i cili nuk mund të japë shpjegime dhe nuk mund të vetëmbrohet. “Shumë fjalë të thëna publikisht në vendin jo të duhur dhe në momentin e gabuar! Në një moment kur publiku do dhe vlerëson një Artist, dikush mundohet t’i uli dhe prishi imazhin!

     

    Nuk mund të flasim kaq kollaj nëpër media e portale duke ngitur ‘akuza’ për një person i cili së pari nuk është prezent dhe mbi të giitha s’ka mundësinë dhe “lirinë e fialës” të mbrohet e të japë shpjegimet e tij. Prandaj prisni njerëz, çfarë ju nxiton? Koha është e shkurtër dhe ditët e gjata”, thuhet në reagim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!