Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Eni, pasi rrëfeu historinë e trishtë të familjes së tij, tha se e konsideron veten fajtor për këtë.
Eni rrëfeu se si babai i tij, nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi të dhe nënën e tij. Pasi prindërit e tij u ndanë, Eni kishte ndikuar që ata të ribashkoheshin, që ai tha se e konsideron si gabim të tijin, shkruan Reporteri.net.
“Nuk e di nëse një ditë do arrij t’ia shpërblej mamit këtë gabim që kam bërë duke u kthyer prapë mbrapa dhe duke e bërë atë të përjetonte vitet më të këqija të jetës së saj”, tha ai.
Kështu, Eni tha se për këtë histori të dhimbshme të familjes, s’i vë faj babait e as nënës, por vetëm vetes.
“Është histori e cila mua më ka bërë më të fortë. Është histori që ne e kemi përjetuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Unë nuk i vë faj tim ati, as time mëje, fajtori i vetëm i gjithë asaj situate, jam vetëm unë”, tha Eni.
Mirëpo, moderatorja Arbana Osmani reagoi menjëherë duke e këshilluar që të mos mendojë kështu, pasi sipas saj, ai nuk duhet të ndjehet fajtor në këtë mes.
“Eni, mos e thuaj këtë gjë. Ti nuk je fajtor, Eni. Ti je djal i mrekullueshëm. Mos e thuaj këtë gjë, të lutem mos e thuaj këtë gjë”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.