Facebooku po e lanson një produkt të ri në treg që ka të bëjë me sigurinë.
Kreu i Metaverse, Mark Zuckerberg, shkroi të dielën se platforma “Meta Verified” do të ofrojë siguri për llogaritë, verifikim të tyre dhe rritje të autencitetit.
Kjo do të kushtojë 12 dollarë në muaj në versionin e uebit, ndërsa 15 dollarë në muaj për iOS.
“Një shërbim abonimi që ju lejon të verifikoni llogarinë me një ID të qeverisë, të merrni simbolin e kaltër, mbrojtje shtesë nga imitimi i llogarive që pretendojnë se jeni ju dhe merrni qasje të drejtpërdrejtë në mbështetje të klientit…Do të lansojmë në Australi dhe Zelandën e Re këtë javë dhe në vende të tjera së shpejti”, shkroi Zuckerberg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.