Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se akuzat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, janë të pavërteta dhe të pasakta.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë shkurt Kurti para mediave.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi aktualisht është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.
Deputeti i VV-së do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.
Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun. /Reporteri.net/
Rasti “Dehari”, Haki Abazi paraqitet në Prokurori, nis intervistimi i tij
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.