Dyshja Efi dhe Mozzik janë parë papritur sot nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në disa story që i ka shpërndarë reperi Mozzik, ai u pa pranë bukuroshes Efi Dhedhes, e cila ishte një nga konkurrentet e spektaklit Big Brother VIP Albania, shkruan Reporteri.net.

Siç duket, arsyeja për këtë paraqitje është një bashkëpunim mes të dyve.

Reklamë

Efi do të jetë pjesë e videoklipit të këngës më të re të reperit gjilanas, “Fatkeqësi”, e cila pritet të publikohet në fillim të muajit të ardhshëm. /Reporteri.net/.