Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika ndaj Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecit, duke thënë se efektet e punës së tij janë zero.
Hoti u është referuar disa statistikave të Doganës lidhur me importin e produkteve bujqësore për këtë vit dhe vitin 2021, ku vërhet se ka rritje të importit që thotë se është enorme. Sipas Hotit, kjo është shenjë se prodhimi vendor ka rënë.
Ai ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të publikohen edhe të dhëna të tjera “për të demaskuar mashtrimin dhe dështimin e kësaj qeverisje.”
“Kjo rritje është tepër e madhe pavarësisht rritjes së inflacionit. Nuk ka gjasa që në Kosovë më 2022 të jetë rritur kaq shumë konsumi i qumështit, grurit apo mishit. Kështu që, këto shifra tregojnë se ka rënë prodhimi vendor, dhe se konsumi është plotësuar nga rritja e importit. Le t’ia sqaroj dikush Ministrit të nderuar këto të dhëna. Në ditët e ardhshme do të publikohen edhe të dhëna të tjera për të demaskuar mashtrimin dhe dështimin e kësaj qeverisje”, ka shkruar Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.