×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Del në treg telefoni që karikohet për 9 minuta, kaq kushton

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 23:08

    Kompania kineze e telefonave inteligjentë Realme prezantoi celularin e saj më të ri, i cili mund të karikohet plotësisht vetëm për 9 minuta dhe 30 sekonda.

    Telefoni GT3 u shfaq për herë të parë në Kongresin Botëror të Telefonave në Barcelonë dhe kushton 649 dollarë, një çmim që nga kompania konsiderohet i përballueshëm nga një pjesë e madhe e njerëzve.

    Realme nisi zgjerimin e aktivitetit të saj në Europë gjatë 3 viteve të fundit, por hasi në problem të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit. Synimi i saj kryesor është të rivalizojë Xiaomi dhe Oppo me teknologji dhe çmime më të ulëta. /A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!