Ndërsa moderonin një emision për Top Albania Radio nga shtëpia e BBV, Kristi pyetet nga Olta se përse e la Keisi.

Ndërsa flet, duket se Kristi po e përjeton paksa keq këtë ndarje nga Keisi.

Ai tregon fillimisht se mbeti i traumatizuar, por më pas tërhiqet nga fjala e përdorur se i duket “e egër”.

Reklamë

Në fund të gjithë ndahen “të kënaqur”, nga Kristi i pari, i cili jo vetëm kaq! Nga Keisi, ai ka mbetur edhe “i befasuar”…

Olta: Pse të la Keisi?

Kiara: Çfarë po përjeton ti Krist?

Kristi: Kam kaluar 2-3 javë shumë të vështira edhe nga pikëpamja ime personale, përveç presionit të lojës. Më ndikoi dhe qëndrimi i Sabianit…

Tre banorët e tjerë, i ndërhyjnë për t’i vënë në dukje se ai e menaxhoi shumë mirë situatën e krijuar, por se padyshim, një kontribut të rëndësishëm pati Sabiani, sipas tyre.

Reklamë

Kristi për Keisin: E pashë që ishte në gjendje konfuze dhe i dhashë kohë që të mendohej. Nuk ishte dashuri, ishte pëlqim, por jam shumë i kënaqur dhe i befasuar me Keisin se reflektoi maturinë emocionale të një personi 40 vjeç. U tregua shumë e sinqertë, tani do të fokusohemi te gjëra të tjera.