Publiku është afeksionuar pas “Big Brother” dhe banorëve pjesëmarrës të këtij edicioni. Sikur të mos mjaftonte që i ndjekin në çdo lëvizje, ata kanë shkuar edhe më larg duke i lënë emrat e tyre fëmijëve.
Po, po është e vërtetë! Së fundmi në aplikacionin “Big Love” Kiara Tito ka marrë një mesazh nga një simpatizante e saj, e cila pasi e komplimentoi i tregoi se i ka lënë emrin e saj mbesës së sapolindur.
Moderatorja këtë herë mesazhet nga ndjekësit i lexoi nga suita vetëm për vetëm me Luizin, ku të dy nuk e fshehën gëzimin pas këtij vlerësimi që lexuan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.