Me rezultat 1-0 për Kosovën është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndaj Danimarkës, e cila po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbrojtësi Amir Rrahmani ka shënuar në minutën e 41-të për Kosovën pas një goditje të lirë, që u harkua nga mesfushori Besar Halimi, raporton Reporteri.net.
Pas shënimit të golit atmosfera u ndez në stadium nga tifozët vendas që në numër tejet të madh po e përkrahin përfaqësuesen tonë edhe në këtë miqësore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.