Kiara u eliminua mbrëmjen e sotme nga “Big Brother VIP”.

Ajo nuk kishte një biletë kthimi, por teksa ishte në studio moderatorja tha se e ka marrë fitoren e saj për aq kohë sa ka fituar dashurinë.

“Më vjen pak keq që nuk arrita në finale se kisha filluar ta fantazoja.

Reklamë

Megjithatë unë fitova dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë dhe jam shumë e lumtur”, tha Kiara.

Ajo u përlot teksa pa klipin e mbushur me momente të bukura.

Më pas moderatorja kishte dhe një mesazh për Luizin ku i tha të qëndronte i fortë dhe ta fitonte këtë lojë.