×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas daljes nga shtëpia, ish-banori i BBVIP Albania nis lidhje të re dashurie

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 18:17

    Ish-banori i “Big Brother VIP”, Shpat Kërleshi, i cili e la shtëpinë dy javë më parë, vazhdon të jetë prezent në media. Kohët e fundit, ai ishte i ftuar në emisione e në intervista në Shqipëri, pasi po qëndron edhe për arsye personale.

    Një ditë më parë, ai ishte i ftuar në “E diell”, ku ka zbuluar se ka nisur një lidhje dashurie me modelen Klarisa Cena.

    Ata të dy u vendosën në një takim disa minutësh përballë njëri-tjetrit, ku u zbulua raportin që kanë. Shpati tregoi se ai dhe Klarisa janë njohur në prapaskenë, ku kanë folur dhe mesa duket tani janë bashkë.

    Madje kur Klarisën e kishin pyetur nëse do futej në Big Brother, ajo ishte përgjigjur: “S’më lë Shpati”.

    Mesa duket, Shpati harroi edhe Dean edhe Nitën të cilat brenda shtëpisë flirtonin me të.

    /iconstyle.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!