Ngjarja e orëve të para pas mesnate, ku një breshëri plumbash iu drejtua kompanisë mediatike “Top Channel” dhe pati një humbje jete, ka tronditur opinionin publik.
Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente si dhe të krerëve të shtetit.
Nga ana tjetër të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet publik që punojnë në “Top Channel”.
Sulmi ndaj Top Channel, ndalohen në Vlorë 2 persona të dyshuar me origjinë nga Shkodra
Një prej tyre ka qenë edhe aktori e moderatori Donald Veshaj, i cili me anë të një postimi në InstaStory ka shkruar:
“Shqipëri të kam dhj*rë, s’të kuptova asnjeherë”.
Kujtojmë se aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pak më parë reperi Kleviol Ahmeti ka bërë me dije se ka qenë një prej të dyshuarve për këtë akt kriminal pasi policia ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Lushnjë.
Reperi i ka mohuar këto akuza, mirëpo çdo gjë mbetet për t’u zbuluar në vijim pas komunikimit të organeve kompetente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.