Produksioni i Big Brother VIP Albania ka vendosur që t’ua kumtojë banorëve lajmin për sulmin ndaj Top Channel.
Me ta marrë vesh lajmin, banorët kanë mbetur të shokuar, e të përlotur.
Njëri prej banorëve, Luizi, madje tha se e ka njohur rojen që mbeti i vdekur nga sulmi. Ai tha se nëse fiton çmimin e madh, një pjesë të shumës do t’ua ndajë familjarëve.
“Ngushëllime familjarëve. Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurtë se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj”, ka thënë Luizi.
Të prekur kanë qenë edhe të gjithë banorët e tjerë. Ata ndanë ngushëllimet e tyre për familjarët e rojës së vrarë. /Reporteri.net/.
https://reporteri.net/show-biz/sulmi-terrorist-ndaj-top-channel-sonte-nuk-do-te-kete-spektakel-si-cdo-here-tjeter/