Luiz Ejlli u përlot në studio kur mësoi për ngjarjen ndaj Top Channel ku mbeti i si viktimë roja i sigurisë Pal Kola.
Luizi tha se e njihte Palin dhe se nëse do të ishte ai fiuesi i 100 mijë eurove një pjesë të parave do ta dhuronte për familjen e të ndjerit.
Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun në të gjithë Shqipërinë. Takimi i parë mes tij dhe Palit duket të ketë ka qenë mbrëmjen kur Luizi do të hynte në shtëpinë e BBV, pasi qendroi në pritje për të hyrë brenda shtëpisë.
“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brenda shtëpisë ju tha banorëve se ishte jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë. Pasi e kuptoj këtë ngjarje Luizi qau me zë derisa tha “Unë e kam njoftë rojën, e di nga emri.
Akt makabër, kur goditet fjala e lire është nuk e di si ti vë emër se akt terrorist është mund të them që mund te ia dalim duke dhëne forcë njeri tjetrit dhe me mbështetjen tuaj”, tha Ejlli mbrëmë në BBVA.