Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë-Danimarkë dhe rezultati vazhdon të jetë 1-0 në favor të skuadrës sonë, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Amir Rrahmani.
Me të filluar trajneri Bernard Challandes ka bërë ndryshime në fromacion. Në minutën e 46-të është inkuadruar në lojë Edon Zhegrova në vend të Milot Rashicës. Edhe Samir Ujkani ka hyrë në fushë duke zëvendësuar Arijanet Muriqin.
Te Danimarka hyn superylli Christian Eriksen. Ai ka zëvendësuar Leragerin. Kjaer ka zëvendësuar Christensenin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.