×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi parashikon se kush do dalë të martën nga banorët e rikthyer

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 10:20

    Në emisionin e Top Albania Radio nga shtëpia e Big Brother VIP, Luizi preku një diskutim shumë interesant që nisi me nominimin e fortë ku në lojë janë emrat e të rikthyerve Kiara, Efi, Ronaldo e Bledi.

    Sipas Luizit më të rrezikuar janë Bledi dhe Ronaldo.

    “Për mendimin tim, më të rrezikuar janë Bledi e Ronaldo dhe nuk e them këtë se Kiarën dhe Efin i kam përzemër. Për Ronaldon e di që është qeshrarak në sulmet që bën, nuk ka energji, por e ka nga nominimi.

    Bledi aty kapet, aty sillet. Merret vetëm me Kristin, me mua nuk merret, me Qetësorin jo, me Kiarën jo dhe Efin jo”, tha Luizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!