Modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Feronit Shabani (i njohur ndryshe si Fero) janë rikthyer sërish të jenë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ata futen “live” në rrjetin social Tik Tok, herë të dy dhe herë edhe me miq të tjerë. Por, gjatë videove “live” nuk mungojnë as zënkat mes tyre.
Ditën e djeshme, reperi u acarua me modelen e mesa duket nuk u përmbajt dot. Teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë, në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe nëna e Feros.
Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ai nuk i ka dhënë fare shpjegim, por fillon dhe e godet. Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit, ku shkruhet se Fero e dhunon Arbenitën.
Ky nuk është i vetmi rast. Po në ‘live’, çifti u konfliktua për shkak se Fero tha se modelja fal të pesëta vaktet, por kjo nuk i pëlqeu Arbenitës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.