FBI po paralajmëron përdoruesit për stacionet publike të karikimit dhe çfarë duhet të shmangin.
Siç vëren ai, mashtruesit kanë arritur të “rrëmbejnë” karikuesit publikë dhe kështu kanë aftësinë të infektojnë pajisjet me malware që mund t’u japin hakerëve akses në telefonin, tabletin ose kompjuterin tuaj.
Kjo praktikë njihet si “juice jacking” dhe i lejon kriminelët të përdorin kabllot USB për të “mbjellur” viruse ose për të vjedhur të dhëna brenda pak minutash.
“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare. Kriminelët kanë gjetur mënyra për të përdorur portet publike USB për të injektuar malware dhe softuer gjurmues në pajisje. Merrni karikuesin tuaj dhe kabllon USB dhe përdorni një prizë në vend të tyre”, thotë FBI./OraNews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.