Ish konkurrenti i Big Brother Vip Albania, Shpat Kërleshi ka zbuluar një sherr në prapaskenë mes Kiarës dhe Arbër Hajdarit pas eliminimit të moderatores.
Ai deklaroi në ‘Glamour Zone’ se Kiara ka debatuar vazhdimisht me Arbër Hajdarin në momentin kur është dhënë publicitet në spektakël.
“Kur Kiara doli nga shtëpia, dhe vinte në studio ajo debatonte shumë me opinionistin Arbër Hajdari. Kam rastisur disa herë gjatë debateve të tyre të ashpra gjatë publicitetit”, tha Shpati.
Ai tha se sherret mes tyre kanë qenë vazhdimisht për ngjarjet që kanë ndodhur në BBV. “Për tema të ndryshme sa i përket Big Brother VIP. Ata kishin kendvështrime të ndryshme nga njëri-tjetri për lojën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.