×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrëfimi prekës i Shkurte Fejzës, përlotet kur flet për luftën në Kosovë: Me fëmijët e mi pashë vdekjen me sy

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 22:15

    Artistja e njohur, Shkurte Fejza, erdhi në një rrëfim në programin ‘Më prit në fundjavë’.

    Artistja rrëfeu se ndjen shumë kënaqësi që dy hitet e saj ‘Mora fjalë’ apo edhe ‘Xhamadani vija-vija’ këndohen edhe sot masivisht, sidomos nga brezi i ri në klube e festa nga më të ndryshme.

    Shkurte Fejza u përlot në një moment kur fliste për luftën e Kosovës.

    Ajo rrëfeu se me fëmijët në krahë u dëbuan nga shtëpia e se mes plumbave kanë patë vdekjen me sy.

    Këto momente fatkeqësisht kanë lënë dhimbje ende tek ajo, pasi pohon se kur i kujton në shtëpi qan me dënese e se zgjohet shume e trishtuar për ditë të tëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!