×
  • Show Time
  • Show Time

    Nëna e Rita Orës tregon se në fëmijëri ka qenë shoqe me tezen e Dua Lipës

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 23:24

    Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, nuk ruajnë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën.

    Ato nuk ndiqen në rrjetet sociale, por pavarësisht kësaj familjarët e tyre ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

    Madje thuajse të gjithë media ndërkombëtare kishin reaguar kur u publikua fotografia e dy gjyshërve të tyre, Besim Sahatçiu dhe Seit Lipa, duke pirë së bashku në qytetin e tyre të prejardhjes, në Pejë.

    Gjyshi i Dua Lipës, Seit Lipa dhe gjyshi i Rita Orës, Besim Sahatçiu, në një fotografi të rrallë në vendlindjen e tyre, në Pejë (Foto: Dukagjin Lipa/Instagram)

    Por mesa duket kjo nuk është e vetmja njohje që ekziston mes dy familjeve të dy këngëtareve shqiptaro-britanike.

    Kjo pasi edhe nëna e Ritës, duket se e ka pasur shoqe të fëmijërisë tezen e Duas, Alda Rexha–Durakun.

    Dua Lipa dhe tezaj e saj, Alda (Foto: Alda Duraku/Instagram)

    Ka qenë psikiatrja Vera Sahatçiu–Ora ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në InsatStory, ku shihet teksa bashkë me burrin e saj kanë takuar rastësisht tezen e Duas dhe burrin e saj.

    “Botë e vogël, rastësisht takova shoqen e fëmijërisë nga Ulpiana, Prishtinë–Kosovë”, ka shkruar nëna e Rita Orës në mbishkrimin e kësaj fotografie.

    Prindërit e Rita Orës me tezen e Dua Lipës (Foto: Vera Ora/InstaStory)

    Ndërkohë muaj më parë motra e Ritës, Elena Ora, kishte marrë gjithashtu vëmendjen kur publikoi në rrjetet sociale një fotografi me Dua Lipën.

    Elena Ora dhe Dua Lipa (Foto: Elena Ora/InstaStory)

    Pavarësisht gjithë këtyre njohjeve ndër familjare, Rita dhe Dua ende nuk kanë publikuar ndonjë fotografi të përbashkët si kolege.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!