Danimarka është kombëtarja e radhës që është ndalur në tempullin e futbollit, në ‘Fadil Vokrri’.
Kombëtarja e Kosovës me një paraqitje tjetër të mirë, ka arritur të ndalë në barazimin 2:2 Danimarkën, e cila zë vendin e 10 në renditjen e FIFA-s.
Vlen të ceket se ‘Dardanët’ kanë pasur dy herë epërsinë në këtë ndeshje, dhe se mysafirët golin që i shpëtoi nga humbja e shënuan vetëm në minutën e 91’.
Me barazimin ndaj Danimarkës, Kosova ka çuar në 11 ndeshje serinë pa humbje, një rekord ky për kombëtaren më të re në Evropë.
Kombëtarja e fundit që ka mposhtur Kosovën ka qenë Islanda në kualifikimet për Kampionatin Botëror në tetor të vitit 2017.
Që nga ajo kohë, Kosova ka shënuar tetë fitore dhe ka barazuar tri herë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.