×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 8:13
    Fotografi nga një mbledhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës

    Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka liruar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draftstatutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë.

    Krasniqi thotë se ky ekip prezantoi punën e tij dje dhe se tashmë është pa status, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković” ka thënë Krasniqi.

    Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

    Krasniqi ka publikuar edhe vendimin.

    Kujtojmë se dje në Bruksel, u prezantua draft-statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nga ky ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit tha se draft-statuti për Asociacionin i paraqitur nga Ekipi Menaxhues “është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

    Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë.

    “Ky draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën tonë dhe të drejtat e pakicave. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe unë propozova një draft vizion me 11 pika përkitazi me nenin 7 se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, pakicave”, tha Kurti. /Reporteri.net/

    Kurti: Draft-statuti i propozuar dëshmon qartazi se Serbia dëshiron Republikë Srpska në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!