Urosh. B, i dyshuari për sulmin në Mlladenovc në Serbi ku mbetën të vrarë 8 persona dhe 14 të plagosur, është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi kishte ikur nga policia për më shumë se tetë orë.
Pjesëtarët e MPB-së, pas një kontrolli të gjerë e kanë arrestuar 21 vjeçarin.
“Ai dyshohet se mbrëmë ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 me armë zjarri. Policia po vijon punën për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton MPB.
MPB-ja ka publikuar fotografinë e parë të të arrestuarit. Ai shihet në makinën e policisë me duart e lidhura me pranga pas shpine, transmeton Reporteri.
Kjo është vrasja e dytë masive në Serbi këtë javë. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, kur i mituri K.K. vrau me armë tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit të shkollës dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.