×
  • Show Time
  • Show Time

    E thotë edhe Zhaklina: Janë të vërteta kërcënimet që Kiara dhe familjarët e saj ia kanë bërë ndaj Teas

    Reporteri
    06 Maj 2023 | 19:04

    Banorja e Big Brother VIP Albania 2, Tea Trifoni, i befasoi të gjithë me një deklaratë të saj të thënë në emisionin “Më lër të flas”.

    Ajo tha se në një nga mbrëmjet e spektaklit kur pati një debat të ashpër me Kiarën në studio, ko e fundit bashkë me burrin e tezës së saj e kërcënoi te dera e Top Channel.

    Kiara e cila gjithashtu ishte e ftuar në “Më lër të flas” e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

    Por mesa duket teorinë e Teas po e mbështet edhe opinionistja e programit, Zhaklin Lekatari, e cila gjithashtu ka pasur disa debate dhe mospajtime me Kiarën.

    Në një llogari në Instagram ku shkruhej mbi këtë rast, faqja kishte kërkuar mendimin e ndjekësve, ku nuk kishte munguar një koment nga Zhaklina duke thënë “E vërtetë”.

    Finalja e madhe e BBVA përndryshe mbahet sonte (e shtunë), ku njëri nga katër finalistët: Luizi, Dea, Kristi ose Efi – do të shpallet fitues i këtij edicioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!