Kiara dhe Luizi sonte kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë, shkruan Reporteri.net.
Çifti ceremoninë e kurorëzimit e bën në Bashkinë e Tiranës nga Kryetari, Erion Veliaj.
Por, ajo çfarë u vu re ishte se familjarët e Luizit munguan, më saktësisht nëna dhe motra e tij.
Kiara zgjodhi që të marrë mbiemrin e partnerit, Ejlli, ndërsa çifti dhe të pranishmit aty u argëtuan nga Elvana Gjata.