Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli tri ditë pas fitores së çmimit të madh është shfaqur me një video në instagram.
Në këtë video, këngëtari shkodran ka falënderuar përzemërsisht të gjithë mbështetësit e tij, teksa tha se iu është ndryshuar jetën.
“Mu deshën tri ditë që ta marr vetën dhe ta bëjë këtë video. Ju kërkoj falje që s’ju kam falënderu përzemërsisht gjithsecilin. Shpresoj qe me këtë video ta justifikoj veten sado pak. Me sa pashë, nuk e di çka keni pa te unë që m’keni vlerësu kaq shumë. Jam mirënjohës tanë jetën, ju keni ndryshu jetën teme. Uroj t’ua shpërblejë me gjithë atë çfarë do të bëjë në vazhdim. Edhe njëherë, faleminderit. Jeni të jashtëzakonshëm. Nuk gjej fjalë me përshkru atë që keni dhanë për mu gjatë katër muaj e gjysmë”, tha ai në video.
Kujtojmë që instagrami i Luizit i hapur nga bashkëshortja e tij, Kiara për një kohë të shkurtër fitoi mijëra ndjekës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.