Shefi i rrejtit social Twitter, Elon Musk ka njoftuar se ka gjetur një shef të ri për Twitter-in, muaj pasi ai premtoi se do të tërhiqej nga ky rol.

Musk nuk e tregoi emrin e shefes së re mirëpo sipas raportimeve të “Wall Street Journal” përflitej se Linda Yaccarino, shefja e reklamave në NBCUniversal, ishte pretendente për këtë pozitë.

Sç njofton shefi actual, Elon Musk, ajo do të fillojë punën pas 6 javësh.

Reklamë

“I emocionuar të njoftoj se kam një CEO të ri për X/Twitter. Ajo do të fillojë pas 6 javësh!” tha Musk në një postim në Twitter, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

Elon Musk i cili drejton disa kompani, duke përfshirë edhe atë të Tesla-s është përballur me kritika nga aksionerët e Tesla-s duke thënë që ai është i shpërqëndruar nga Twitter-i.

Musk kohët e fundit tha se Twitter tani është “në prirje drejt nivelit të lartë”, pasi më parë tha se ishte në rrezik falimentimi.

Tani, CEO i ri i kompanisë do të ketë për detyrë të përpiqet të ndihmojë në kthimin e kompanisë dhe të ndihmojë Musk të rikuperojë disa nga 44 miliardë dollarët e shpenzuara për blerjen e platformës.

Edhe kur Musk përgatitet të tërhiqet nga roli i CEO, ai ka të ngjarë të mbajë kontroll të rëndësishëm mbi drejtimin e ardhshëm të kompanisë.

Reklamë

Pasi bleu  kompaninë në tetor, Musk pastroi C-Suite, shpërndau bordin dhe u bë CEO dhe drejtor i vetëm i platformës./Reporteri.net/