Njëra nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun, Beniada Nishani.
Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.
Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas.
Ditën e sotme Beniada ka postuar një video teksa këndon brenda makinës kur takon Dj Pm, ndërsa Sara Berisha i filmon, duke na rikujtuar pak nga energjia e tyre në “BBV1”.
Beniada është pyetur për miqësinë e saj, tashmë të prishur, me Einxhel Shkirën. Beniada pranoi se mes tyre ka hatërmebetje dhe se janë grindur, por sipas saj gjithçka tani është mbrapa krahëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.