×
  • Show Time
  • Show Time

    Post Big Brother: Luizi përballet me Amosin, ia kujton ofendimin ndaj Kiarës

    Reporteri
    13 Maj 2023 | 21:58

    Big Brother Vip Albania 2 ka përfunduar por jo edhe inatet mes banorëve të këtij edicioni, përkundrazi debatet dhe inatet janë rritur.

    Banorët janë ritakuar në Post Big Brother për të diskutuar dhe sqaruar situatat benda shtëpisë.

    Në këtë ritakim nuk kishte si të mungonte edhe debati Luiz-Amos të cilët edhe brenda shtëpisë krijuan një sërë konfliktesh.

    Luizi ka kujtuar momentin që Amos e ka quajtur Kiarën “putanë” një ofendim i cili u diskutua edhe në ndjeshëm edhe jashtë shtëpisë.

    Amos: Të shesësh moral kur nuk ke rënë njeri pa ofenduar, pa tall brenda asaj shtëpie. Unë i kam kërkuar falje familjarëve të Kiarës. Ti me logjik të pastër dhe të ftohtë je tallur me të gjithë. E vetja gjë që unë nuk pëlqej është që banorët kanë parë popullaritetin tënd dhe kanë bërë lojëhn hë se e kemi xhan. Mos shit moral

    Luiz: Unë nuk kam ardh me i thënë femrave putana, me djeg njerëz dhe me u puth nëpër dushe.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!