×
  • Show Time
  • Show Time

    Vazhdojnë përplasjet, Nita zbulon se Zhaklina i ka dërguar voice-mesazhe me “agresivitet” dhe “frustrim”

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 16:47

    Ish-banorja e BBVA, Nita Latifi dhe ish-opinionistja, Zhaklinë Lekatari janë përplasur me njëra-tjetrën pas vizitës së kësaj të fundit në Serbi.

    I tërë ky konflikt filloi pas deklaratës së Zhaklinës se ndihet e sigurt ku nuk ka shqiptarë shoqëruar me një foto nga Serbia ku shihet qartë flamuri serb, postim ndaj të cilit ka reaguar ashpër këngëtarja.

    “Hipokrizi e gjallë. Marre” është shprehur Nita ndaj postimit të Zhaklinës.

    Nita e ashpër ndaj Zhakut që tha se më e sigurt në Serbi se ndër shqiptarë

    Këtij reagimi i është kundërpërgjigjur më pas Zhaklina duke e quajtur Nitën “pseudo-këngëtare” dhe duke ofenduar edhe kosovarët.

    “Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur t’ju shoh që plehrat nuk i derdhni më nga dritarja, kur të shoh që mësoni gjuhën shqipe..”, ka thënë ish-opinionistja e BBVA 2.

    Zhaklina i kundërpërgjigjet Nitës, ofendon rëndë kosovarët

    Pas deklaratës së Zhaklinës ka reaguar Nita me një instastory duke zbuluar se Zhaklina i kishte dërguar këngëtares  voice-mesazhe “ plot agresivitet” dhe “frustrim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!