Aktori i njohur Johnny Depp ishte ylli i Festivalit të Filmit në Kanë për premierën e filmit të tij të rikthimit Jeanne du Barry.
Megjithatë, ishin fotot që shfaqnin dhëmbët e verdhë që tërhoqën vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.
59-vjeçari më së shumti ka pozuar për fotografët serioz dhe pa buzëqeshje në fytyrë, por gjithsesi ata kanë arritur ta kapin në pak çaste kur ka treguar dhëmbët.
Fansat kanë mbetur të habitur nga fotot që kanë parë dhe shumë pyesin nëse ylli shkon te dentisti.
“Dhëmbët e tij duken të pashëndetshëm. Pse nuk shkon tek dentisti?”, “Dhëmbët e Johnny Depp duket se po kalben”, janë vetëm disa nga komentet e përdoruesve në Twitter.

