Aktori kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar pas qasjes së djeshme të Raporteses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila pyeti Policinë e Kosovës në Zveçan dje se “çfarë dreqin donin aty”, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi në Twitter, aktori kosovar ka shkruar: “Po Viola Von Cramon çpati”.

Reklamë

Por, lidhur me pyetjen e djeshme, Von Cramon ka folur edhe sot në konferencë para gazetarëve, derisa ka thënë se nuk e kishte personale, dhe se pyetja që ajo bëri ishte legjitime.

Raportuesja për Kosovën në PE tha se sjellja e policisë në vend ngjarje me gjithë atë prezencë të shtuar, sipas saj nuk shkon me situatën e cila është krijuar në veri./Reporteri.net/

“Çka dreqin ju solli këtu”, Von Cramon flet për skenën me policët në veri: Pyeta se çfarë po ndodhte, pse është kjo forcë kaq e armatosur