Këngëtarja e famshme shqiptare e njohur edhe ndërkombëtarisht, Dua Lipa, së fundi, ka dhënë një intervistë për BBC, ku ndër tjera ka folur për emrin e saj i cili vjen nga gjuha shqipe.
Ajo në këtë intervistë u shpreh se gjatë fëmijërisë së saj ka dashur që emri i saj të ishte Hannah, sepse sipas saj ky emër ishte më “normal” dhe më “anglez”.
“Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””.
E për këtë dëshirë, natyrisht se e njëjta shprehet se ka pasur një arsye. Ajo tha se kur ishte e vogël, është ndjerë gjithmonë paksa e përjashtuar nga të tjerët.
Por, tashmë duket se Dua i ka kaluar vështirësitë që i ka pasur gjatë fëmijërisë dhe po shijon sukseset e saj.
Kujtojmë se së fundmi ajo konfirmoi lidhjen e saj me 41-vjeçarin, Romain Gavras, i cili po ashtu bënë pjesë në botën e showbizit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.