×
  • Show Time
  • Show Time

    I dashuri i ri apo kushëriri? E vërteta ‘e lidhjes’ së Dafina Zeqirit me “biznesmenin” e njohur

    Reporteri
    17 Qershor 2023 | 13:10

    Këngëtarja Dafina Zeqiri është përfolur ditëve të fundit për një ndarje nga DJ Geek, dhe krijimin e një lidhje të re dashurie.

    Madje, fotografitë e Dafina Zeqirit duke u shoqëruar nga një tjetër mashkull, në Prishtinë, u publikuan para pak ditësh edhe në portale. Personi në foto u zbulua se quhej Kreshnik Gjergji dhe u aludua se është biznesmen. Por, që në të vërtetë nuk është ashtu, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Madje, personi në fjalë, siç merr vesh gazeta online Reporteri.net as nuk është i dashuri i Dafinës. Përkundrazi, dyshja kanë një lidhje familjare mes vete, dhe vetë këngëtarja e njohur në një foto të publikuar kohë më parë në Instagram e prezantoi atë si “kushëri”.

    “Cuzinko jem i miri”, e përshkruante dukur Dafina një nga takimet me “të dashurin e ri’, që kishte ndodhur pak ditë pas ditëlindjes së këngëtares, e ku Gjergji nuk ishte i pranishëm në festen e saj të madhe të organizuar gjatë prillit.

    Kreshnik Gjergji, ndonëse totalisht i pa njohur për publikun, është shfaqur edhe më parë i afërt me menaxhmentin e këngëtares Zeqiri, bazuar në Instastoryt që këngëtarja i ka shpërndarë në të kaluarën.

    Nga ana tjetër, ndërkohë që po përfolët për “lidhje” të re dashurie, këngëtarja Dafina Zeqiri, raportohet se është parë serish mbrëmë më DJ Geek në një koncert që pati në Sarandë.

    Madje edhe ne Instagram të dy kanë publikuar fotografi nga qyteti bregdetar i Shqipërisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!