×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndarja nga Egli Tako, flet për herë të parë Olsi Bylyku

    Reporteri
    24 Qershor 2023 | 9:35

    Olsi Bylyku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Egli ku ka dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve.

    Mes emocioneve të shumta, aktori i ftuar në “Më lër të flas” pranoi se ka një çarje mes çiftit dhe tregoi se faji nuk ka qenë i asnjërit por rrethanat ishin të tilla.

    “Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohgem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mënoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.”

    Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, Olsi Bylyku pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.

    “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!