Sherri mes Kim dhe Kourtney Kardashian duket se nuk ka fund.
Arsyeja e sherrit të tyre këtë herë ka qenë bashkëpunimi i Kim me “Dolce & Gabbana”. Kourtney e konsideroi atë një “tradhti” pasi është shtëpia që i bëri fustanin e nusërisë në dasmën me Travis Barker në Itali.
Në puntatën e fundit të reality show-t “Kardashians”, Kim komenton me nënën e saj qëndrimin e motrës së madhe duke thënë se “nuk është e mundur të kthehesh kundër familjes”.
“Ajo më tha që po përpiqem ta kopjoj, ndërsa është ajo gjithmonë përpiqet të gjejë diçka për të më fajësuar mua. Ajo më urren mua”, dëgjohet t’i thotë Kim Kardashian, Kris Jenner.
Në bisedë u bashkua edhe Khloe, e cila u befasua nga sjellja e Kourtney, duke thënë se ajo ” nuk mund ta kuptojë se nga vjen gjithë ky zemërim”.
“Nuk mund të jesh xheloz për familjen tënde”, thotë Kim Kardashian./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.