×
  • Show Time
  • Show Time

    “Hajde rrenë hajde”, Luizi e nxjerr zbuluar Olsa Muhametin

    Reporteri
    29 Qershor 2023 | 9:36

    Ditën e djeshme, Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime.

    Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës. Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi.

    Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte spiderman do ishte edhe në Turqi.

    Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

    “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korcë po për 10 sec jam në Lezhë. Cit Olsa”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!