Sipas një studimi të ri të publikuar në Gazetën e Mjekësisë në Amerikë, të keni marrëdhënie seksuale të rregullt rrit normat e mbijetesës afatgjatë pas një sulmi në zemër.
Pothuajse, 1120 meshkuj dhe femra pjesëmarrës në këtë hulumtim, të gjithë 65 vjeçar dhe më të ri, janë gjurmuar që nga hera parë që kanë përjetuar sulm në zemër – nga viti 1992 -1993.
Që nga ajo kohë, të paktën 524 persona kanë vdekur, ndërsa nga të mbijetuarit të cilët kishin kryer marrëdhënie 27% kishin më pak gjasa të vdisni gjatë periudhës së studimit, raporton “Daily Star”.
Ata që kanë kryer marrëdhënie 1 herë në javë kishin 12% gjasa më pak të vdisnin. Kryerja e marrëdhënieve javore pas një sulmi në zemër uli nivelet e vdekshmërisë me 27% më shumë se një herë në javë, transmeton lajmi.net.
Po ashtu hulumtuesit thanë se “Jo çuditërisht, njerëzit që ishin seksualisht më aktiv dhe që ishin në një lidhje, ishin më të ri dhe përgjithësisht më të shëndetshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.